Pas padisë së bërë nga këngëtarja Bleona Qereti ndaj Evi Kokalarit per shpifje e mashtrim, kjo e fundit ka reaguar ashpër në rrjete sociale. Kokalari pohon se avokatët e saj nuk kanë pasur asnjë moment për të lexuar padinë e këngëtares ndërkohë që ankohet edhe për faktin se mediat e kane bërë publike ankesën e këngëtares. Për Evin, kjo është një mënyrë që Bleona t’i bëjë publicitet vetes dhe nuk i intereson aspak gjyqi. Ndër të tjera, ajo shkruan se do ngrejë një kundër padi, ku do të kërkojë 15 milion dollarë për dëmtim imazhi.

Qereti së fundmi ka birësuar një luan në Afrikë, të cilin e ka emëruar me emrin Sarara. “Unë kam marrë këtë byzylykun dhuratë për ditëlindje, vlera e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë,”-tha ajo. Për më tepër, Bleona shpjegoi se përmes një aplikacioni të quajtur Fahlo, i cili është një platformë që bashkëpunon me organizata të ndryshme për mbrojtjen e jetës së egër, ajo mund të ndjekë në kohë reale lëvizjet e luanit të birësuar. Beona gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për të takuar personalisht titanin e teknologjisë Elon Musk, për t’iu lutur për një kërkesë. “Dua të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkojë që t’i shpëtojë të gjitha kafshët e kësaj bote”-theksoi ajo mes tjerash.