Gossip Showbiz

Pas tradhtisë së Chiara Ferragni me të, reagon për herë të parë Achille Lauro!

Raporti mes Chiara Ferragni dhe Fedez është bërë një nga temat më të diskutuara në media në këtë periudhë.

Pas akuzave ndaj Fedez për tradhti gjatë martesës së tij me Angelica Montini, Fabrizio Corona, gazetari italian, ka pohuar se Chiara ka pasur një lidhje me këngëtarin Achille Lauro.

Ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve gjatë një konference për shtyp.

Ai e ka quajtur veten ende si një njeri që jeton në një botë plot ëndrra dhe ëndërrimtarë, duke shprehur se thashethemet janë diçka që u përkasin atyre që kanë nevojë për to për të ekzistuar. Duke u distancuar nga kjo zhurmë mediatike, Achille Lauro ka theksuar se aludimet që prekin jetën private të individëve janë tema të ndjeshme që duhet të trajtohen me kujdes, ashtu si dhuna.

Këngëtari, i cili është pjesëmarrës në Festivalin e Sanremos, ka shprehur dëshirën që të mos ndikohet nga këto thashetheme dhe të përqendrohet në performancën e tij muzikore, duke e mbajtur fokusin te pjesëmarrja e tij në këtë eveniment.