Gossip

Pas vdekjes së Adolf Hitlerit çfarë ndodhi me qenin e tij?

Adolf Hitleri ishte shumë i afërt me Blondi-n, një pastor gjerman femër që iu dha si këlysh nga sekretari i tij personal Martin Bormann në vitin 1941. Sipas burimeve të ndryshme, ai ishte aq i dhënë pas tij sa ngjalli xhelozinë e Eva Braun. Të dy kalonin shumë kohë së bashku, madje edhe gjatë takimeve ushtarake dhe që sipas Hitlerit, Blondi mundi të rrënjosë tek ai një gjendje shpirtërore pozitive, duke e bërë atë më efikas dhe pranues.

Në janar të vitit 1945, diktatori mbyllet në bunkerin e tij në Berlin dhe mori me vete edhe Blondin, i cili pak më vonë lindi pesë këlyshë. Megjithë dashurinë e madhe për qenin e tij, ndërsa trupat sovjetike iu afruan Berlinit, Hitleri urdhëroi veterinerin t’i jepte cianid Blondi-t dhe më pas kreu vetëvrasje të nesërmen, më 30 prill. Katër nga pesë këlyshët u vranë pak më vonë nga duart e oficerit Fritz Tornoë. I pesti iu besua motrës së Eva Braun.

Ndërkaq, dokumentari me gjashtë pjesë i Netflix “Hitler and the Nazis: Evil on Trial” drejtohet nga veterani i dokumentareve, Joe Berlinger, i cili ka një marrëveshje prodhimi me Netflix. Kjo seri dokumentare plot dyshime eksploron ngritjen, mbretërimin dhe rënien e Adolf Hitlerit dhe nazistëve nga vitet 1930 deri në Holokaustin dhe Gjyqet e Nurembergut.

Në materialin promovues, Berlinger shpjegon vendimin për të kaluar nga krimi i vërtetë në luftë totale dhe gjenocid. “Kjo është koha e duhur për t’ia treguar këtë histori brezit të ri si një përrallë paralajmëruese. Në Amerikë, ne jemi në mes të përballjes sonë me demokracinë, me autoritarizmin që troket në derë dhe ngritjen e antisemitizmit. Në të tjera fjalë, nuk mund të bësh një dokumentar për Gjermaninë e viteve 1930 dhe 40, pa menduar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 2010 dhe 20”-thotë ai.