Health & Beauty Lifestyle

‘Pastërtorët e shekullit’ i gjeni në këtë shtet, bëjnë çdo ditë dush!

Me ardhjen e verës temperaturat rriten dhe ne duam apo nuk duam bëjmë çdo ditë dush pasi djersisim më shumë se zakonisht. Por çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre? Këtë na e tregon sondazhi i ri nga përdoruesi @xruiztru i titulluar “Përqindja e njerëzve që lahen çdo ditë në Evropë”. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%.

https://twitter.com/xruiztru/status/1655468417980284929?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1655468417980284929%7Ctwgr%5E50950c82b10569836e350685d77c267211f77cbc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fdel-lista-e-shteteve-cilet-europiane-lahen-cdo-dite%2F

Me një përqindje midis 85% dhe 94% është Portugalia, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Greqia dhe Spanja me një përqindje njerëzish që lahen çdo ditë midis 75% dhe 84%. Ndërsa ngjitemi veçanërisht në veri të kontinentit evropian, përqindja bie në mënyrë dramatike me shumicën e vendeve nën 65%. Megjithatë, përshtypje lë edhe Franca, e cila është në listën e vendeve ku qytetarët e saj pothuajse nuk lahen çdo ditë.

Për shumë njerëz, larja në një banjë të ngrohtë pas një dite të gjatë në punë është shpëtim, relakson, qetëson, ju ngroh dhe ju ndihmon të flini më mirë. Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se temperaturat e larta të ujit jo vetëm që mund të përmirësojnë mirëqenien, por edhe të dëmtojnë shëndetin. Para së gjithash, nuk duhet të praktikoni banja të ngrohta çdo ditë, në mënyrë që të mos dëmtoni integritetin e lëkurës për shkak të njomjes së tepërt dhe dëmtimit të shtresës hidrolipidike.

Prej vitesh nga ekspertët ka një debat për të ashtuquajturin “efekti i dushit”. Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë. Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi.