Aktualitet Lajmet e fundit Politikë

PD i përgjigjet Berishës: ‘Non Grata’ vazhdoi avazin, sulmo e mashtro demokratët dhe mbro Vangjush Dakon

Partia Demokratike ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha se po bën avokatinë e ish kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

PD ka publikuar një video të deklaratave të Berishës në vitin 2018 dhe thotë se sot si e mbron Dalon për të dëmtuar PD.

“Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro Demokratët dhe mbron Vangjush Dakon. Aleanca e Non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre”, thekson PD në reagim.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/295457485907626/?extid=NS-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C

REAGIMI I PLOTE

Partia e re e non gratave vazhdon serialin e mashtrimeve: Sulmon demokratët dhe mbron Vangjush Dakon

Ditë e re, mashtrim i ri. Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro Demokratët dhe mbron Vangjush Dakon.

Aleanca e Non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre.

Demokratët e dinë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit”, ndihmon pazarin e rradhës Meta-Rama

Aleanca e non gratave të shpallura e të pashpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.
Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.