Partia Demokratike vijoi edhe sot denoncimet me tenderat publik. Sipas saj, persona të afërt me kryeministrin favorizohen për të qenë fitues. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Flamur Noka tha se kompanisë së mikut të Ramës, në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Sipas Nokës bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit me vlerë, 1.8 milion euro.