Partia Demokratike ka publikuar një dokument, ku akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkuar votat me Ramen në zgjedhjet lokale të ditës së sotme, kundër selisë blu. Përmes një reagimi zyrtar, PD ka sulmuar ashpër deputetin Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.
REAGIMI I PD
Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve.
Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:
Reagon deputeti Flamur Noka
Noka: Duhet të mos kesh fytyrë, duhet të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh , të jesh përfaqësuaes i Bravës që pasi t’ja lësh administrimin Ramës, të dalësh dhe të akuzosh, “Shtëpinë e Lirisë”. Vetëm pafytyrësia e atyre që e thonë këtë, mund të artikulojë të tilla gjëra. Sot çdo banor i Vorës e di që ka 24 orë që përfaqësuesit e Bravës nuk kanë sjellë përfaqësues në komision.
Shoqata e Bravave ka patur kohë plot, por mendoni se në çfarë mjerimi janë, nuk gjejnë dot as komisionerë dhe pastaj duan vota. Nuk është faji ynë se të gjithë janë në krahun e Shtëpisë së Lirisë dhe se Bravën e kanë braktisur të gjithë. Nuk është fajti i opozitarëve të bashkisë Vorë se shoqata e Bravave nuk ka përfaësues dhe mundohet të sjellë punëtorët e call-centerave të kunatit.