Partia Demokratike deklaroi se Prokuroria e Tiranës, “pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht”. “Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Këto institucione janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri, thuhet në deklaratën e PD-së.