Pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës kanë paralajmëruar për sot një grevë 24-orëshe. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Asamblesë së këtij Fakulteti. Njësoj si studentët, ata kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, mes të cilave anulimin e Ligjit për Arsimin të Lartë.