Bota

Pekini e cilëson “të paparashikueshëm” presidentin Trump dhe shpreson që ai të mos fitojë mandatin e dytë

“Zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit kërcënohen nga presionet dhe ndërhyrjet e disa vendeve të huaja si Kina, Irani e Rusia”. Paralajmërimi vjen nga shërbimet e Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, në mënyrë të veçantë, Pekini e cilëson “të paparashikueshëm” presidentin Trump dhe shpreson që ai të mos fitojë mandatin e dytë.

Më pak se tre muaj nga zgjedhjet për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump deklaroi se nëse fiton, në mënyrë të shpejtë do të bëjë marrëveshje me Iranin e Korenë e Veriut. Gjithashtu u shpreh se Rusia nuk dëshiron që ai të rizgjidhet, duke përgënjeshtruar kështu vlerësimet e inteligjencës amerikane, sipas të cilave, “Moska po punon për të denigruar rivalin e tij demokrat, Joe Biden”.