Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem ka dalë hapur në mbështetje të popullit palestinez, duke sqaruar arsyet pse vendosi të flasë publikisht për konfliktin në Gaza, në një intervistë për Variety.
Bardem u shpreh se, për të, pyetja nuk është pse disa figura publike flasin, por pse shumë të tjerë zgjedhin të heshtin, pavarësisht se kanë një platformë të fuqishme për të ndikuar.
Kur ke një zë, ke edhe përgjegjësi
-la të kuptohet aktori, duke theksuar se nuk mund të qëndrojë indiferent përballë asaj që e konsideron një krizë të rëndë humanitare.
Ai theksoi gjithashtu se dënon pa mëdyshje sulmet e Hamas, duke i cilësuar si krime të tmerrshme, ndërsa në të njëjtën kohë kritikon reagimin e Israel pas ngjarjeve të 7 Tetorit.
Bardem pranoi se qëndrimi i tij mund t’i ketë kushtuar në aspektin profesional, duke lënë të kuptohet se disa projekte apo bashkëpunime nuk janë realizuar për shkak të deklaratave të tij. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk e shqetëson, pasi nuk varet vetëm nga industria amerikane e filmit dhe vazhdon të punojë edhe në Spanjë.
Aktori shtoi se ndjen njëkohësisht mbështetje dhe presion, duke mos përjashtuar mundësinë që në disa raste mund të jetë “penalizuar në heshtje”, por pa pasur prova konkrete për këtë.
Deklaratat e tij kanë rindezur debatet mbi rolin e figurave publike në çështje të ndjeshme globale dhe kufirin mes angazhimit personal dhe pasojave profesionale.