Tech Top Tech - News

Për ata që duan një përvojë më të avancuar të leximit dhe shkrimit. Kindle Scribe vjen me risi…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Për të gjithë ata që lexojnë çdo ditë, ky është lajmi që prisnit: Kindle Scribe i ri dhe Kindle Scribe Colorsoft po vijnë! Këto janë pajisjet perfekte për ata që duan një përvojë më të avancuar të leximit dhe shkrimit. Kindle Scribe ka një ekran të madh 11 inç dhe është vetëm 5.4 mm i trashë, duke ofruar një përvojë më të shpejtë dhe më të natyrshme, si të shkruash mbi letër. Me një çip të ri, më shumë memorie dhe teknologji të avancuar të ekranit, gjithçka do të duket më e qartë dhe më e shpejtë.

Për ata që janë artistë, Kindle Scribe Colorsoft është një zgjedhje ideale. Me teknologjinë e tij të ekranit, krijon ngjyra të buta që nuk lodhin sytë dhe lejon krijimin e gradientëve dhe tonaliteteve të ndryshme. Te ofron gjithashtu mundësinë për të shkruar, vizatuar dhe bërë shënime me ngjyra të ndryshme.

Një tjetër avantazh? Kindle Scribe vjen me funksione të reja AI, duke përfshirë mundësinë për të kërkuar shënimet tuaja dhe për të marrë përmbledhje të thjeshta. Mendoj se kjo do të ishte dhuratë shumë e mirë për të vegjlit ose për veten tuaj.