Sot publikohet sezoni i dytë i serialit shumë të dashur për ju, “Xo Kitty”. Bëhuni gati që të ribashkoheni me personazhin Kitty si dhe me personazhet e tjerë të preferuar të këtij seriali. Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur u dha premiera e sezonit të parë dhe tani kjo seri po vjen me sezonin e dytë që publikohet sot më 16 janar në Netflix. Nuk është për t’u habitur që shumë zhvillime dramatike pritet të ndodhin në episodet e reja, sipas trailerit të publikuar disa javë më parë.
Xo Kitty, një krijim i Netflixit ishte pritur mirë nga audienca për shkak të bashkimit të kulturës koreane dhe asaj amerikane. Personazhi Kitty, e ëma e secilës është me origjinë koreane merr një vendim të papritur për t’u shpërngulur nga Amerika në Korenë e Jugut; për të shkuar në të njëjtën gjimnaz ku kishte shkuar edhe nëna e saj. Ajo gjithashtu u shpërngul në Seul për t’u ribashkuar me të dashurin e saj Dae, një lidhje të cilën e kishin mbajtur nga distanca. Megjithatë shumë të papritura ndodhin pas shpërnguljes së saj atje, madje gjëra të befasishme.