Health & Beauty

Për ju vajza dhe gra që keni vazhdimisht kruajtje të gjirit!

Një problem mjaft i zakonshëm sot për gratë është bërë kruarja e gjoksit. Në shumicën e rasteve nuk është asgjë serioze, por nëse vazhdon me ditë të tëra pa asnjë përmirësim, padyshim duhet të këshilloheni me mjekun. Kruarja e gjirit mund të ndodh në pjesën e poshtme të gjirit, pranë thithkave dhe sigurisht si në të majtin ashtu dhe në të djathtin, pasi janë zona shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale. Gjatë periudhave të ndryshimeve hormonale, pra para ciklit menstrual, ndodh që gjoksi të kruhet, ajo vazhdon derisa largohet vetvetiu sapo vijnë menstruacionet dhe nivelet e hormoneve kthehen në normale.

Një tjetër shkak janë veshjet sintetike. Ato shkaktojnë irritim të lëkurës dhe kruajtje. Skuqja, kruarjet dhe djegia mund të shkaktohen edhe nga kremrat kozmetike apo sapunët të cilët lëkura mundet të mos i pranojë. Djersa dhe dehidratimi gjithashtu mund të shkaktojnë kruajtje në gji dhe nën të. Në këto raste problemi është vetëm sipërfaqësor dhe me shumë mundësi zhduket brenda pak ditëve.

Por nëse shihni se vazhdon gjatë mos e neglizhoni këshillimin me mjekun. Sëmundjet e lëkurës si psoriasis dhe dermatiti mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje të gjirit. Kruajtja e gjoksit mund të jetë gjithashtu një simptomë e kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit. Është mjaft e rrallë që një tumor të shfaqet vetëm në këtë mënyrë, por kujdesi nuk është kurrë i tepërt. Një formë e kancerit që manifestohet si kruajtje e gjirit është sëmundja e Paget, një formë e rrallë e kancerit që gjendet vetëm në 5% të të gjithë kancereve të gjirit. Ndër shkaqet mjaft të zakonshme të kruajtjes së gjoksit është shtatzënia të cilat shkaktohen nga ndërprerja hormonale që ndodh që në javët e para të shtatzënisë.

Kruarja e gjinjve gjatë dhënies së gjirit është shumë e zakonshme dhe shfaqet kur foshnjës i mungon ushqimi dhe gjinjtë janë plot qumësht. Në këto raste ndihet pak siklet dhe ndjesi shpimi gjilpërash deri në dhimbje dhe kruajtje. Në rast se vini re se ka gunga, nyje, deformime apo dhimbje në thithka është mirë të konsultoheni me mjekun. Kruajtja mund të shkaktohet edhe nga mastiti, një sëmundje inflamatore bakteriale që mund të shfaqet gjatë ushqyerjes me gji dhe të shkaktojë shumë dhimbje. Ndër shkaqet më të zakonshme të tij është staza e qumështit, pra grumbullimi i qumështit brenda gjirit.