@ the movies Film & Tv

Për të mos u humbur, filmi që ka ‘vjedhur’ të gjithë fundjavën në kinema…

Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj, së bashku me Klemi Sinakollin nga Cineplexx, na kanë prezantuar me filmat më të rinj që po transmetohen këtë javë në kinema, si dhe çfarë pritet të vijë…

Çfarë sugjeron Klemi për t’u ndjekur?

Ne këtë fundjavë e kemi ekskluzive vetëm për “Minecraft”, ka ‘vjedhur’ gjithë fundjavën. Është premiera e vetme që ne kemi këtë fundjavë. Unë dje isha super i kënaqur sepse ishte gjithë pasditja e mbushur me fëmijë, fansa të lojës që janë rritur me të. “Minecraft” është loja më e luajtur në botë statistikisht që nga viti 2009. Ka rritur breza me lojën shumë inteligjente që është bërë dhe shumë e famshme prej YouTube-rave, të cilët e luajnë vazhdimisht lojën. Por gjetja fantastike në film ishte Jason Momoa dhe Jack Black, kimia e tyre ishte fantastike, ishte një film plot ngjyra. Ishte një film për të kaluar një pasdite familjare shumë shumë i bukur.