“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
Now You See Me: Now You Don’t
Katër Kalorësit kthehen së bashku me një brez të ri iluzionistësh që performojnë truke, surpriza dhe magji mahnitëse, ndryshe nga çdo gjë e treguar ndonjëherë në film.
Reneé Rapp – Lucky
Death by Lightning
Historia e James Garfield, i cili doli nga errësira për t’u bërë Presidenti i 20-të i Amerikës — dhe Charles Guiteau, burrit që e vrau atë.