Auto & Moto

Për të përballuar trafikun, Hyundai së shpejti me këtë sistem!

Kompania gjermane, Zeiss dhe koreane, Hyundai Mobis kanë zhvilluar së bashku një gjeneratë të re të ekranit “Holographic HUD”, i cili do të projektojë shumë më tepër informacion në xhamin e përparmë sesa ishte zakonisht. Sistemi HUD i ri duhet t’i lejojë shoferit të monitorojë më mirë trafikun. Sistemi duhet të përdorë të gjithë gjerësinë e xhamit të përparmë për të shfaqur informacione të rëndësishme drejtimi dhe udhëzime navigimi, si dhe përmbajtje info-argëtuese.

Përmbajtjet e ndryshme janë të dukshme vetëm nga kënde të caktuara. Në këtë mënyrë, shoferi nuk shpërqendrohet nga përmbajtja e pasagjerit. HUD holografik është vendosur të hyjë në prodhim serial në vitin 2027 dhe mund të lajmërojë një lamtumirë për ekranet e mëdha të brendshme. Teknologjia HUD duhet të konsumojë 40 për qind më pak energji sesa zgjidhjet klasike LCD, gjë që sjell një gamë më të madhe, veçanërisht për makinat elektrike.

Rikujtojmë se hulumtimi i ri i kryer nga Hyundai ka treguar se njerëzit preferojnë butonat për zgjedhjen e funksioneve. Me fjalë të tjera, ata nuk janë veçanërisht të dhënë pas gërmimit nëpër ekranet e informacionit argëtues. Korea JoongAng Daily vizitoi studion e Hyundai Design në Amerikën e Veriut në Kaliforni për të mësuar më shumë se cilat janë preferencat e klientëve. Nënkryetari i HDNA, Ha Hak-soo pranoi se Hyundai fillimisht ishte entuziast për info argëtimin revolucionar të Tesla me të gjitha funksionet e integruara në ekranin e madh.

Megjithatë, kompania koreano-jugore më pas kuptoi se grumbullimi i të gjitha funksioneve në një ekran nuk ishte zgjidhja. “Njerëzit nuk e pëlqyen. Kur testuam me fokus grupin tonë, kuptuam se njerëzit janë të stresuar dhe të mërzitur kur duan të kontrollojnë diçka shpejt dhe në rast urgjence, por nuk munden”-tha ai. Përplasja me ekranin me prekje për të vendosur temperaturën ose për të rregulluar funksionet bazë kërkon kohë dhe vëmendje.