Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe Big Brother, sot në Top Channel po transmetohet Post Big Brother. Të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.
Pjesë nga emisioni:
Rozana: Publiku mua më ka dashur tha më ka vizituar, por pse nuk të dërgoi në finale meqë të do. Publiku ka votuar Gjestin. Gertën pse nuk e votoi. Hë Gerta do flasësh apo jo, lëre se nuk ke se çfarë të thuash.
Gerta: Brenda shtëpisë e kam thënë që fitoren e Gjestit e pranoj, por në radhë të parë kam dashur të fitoj. Rozana dhe Laerti nuk kanë qenë real. Unë nuk e prisja që do dilja, por publiku vendosi, dhe aty thash që përderisa Egli doli mbi mua le ta fitojë Egli meqë ishte më e votuar se unë. E kam thënë brenda shtëpisë që më mirë Gjesti se ata të dy.
Rozana: Kur e deshe Gjestin ti, javën e fundit. E ke me mua debatin. Javën e fundit fillove ta duash, Ke thënë për Gjestin 1001 të zezat, kur e pe që mbete vetëm kalove të rrish me Gjestin.