Sport

Përcaktohet arbitri i finales së Botërorit

Përcaktohet arbitri i finales së Botërorit. Argjentinasi Nestor Pitana do të gjykojë finalen e “Rusi 2018” Francë-Kroaci, të programuar të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Bilbili nga Amerika Latine do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Maidana dhe Lattes, ndërsa holandezi Bjorn Kuipers do të jetë arbitër i katërt. Theksojmë se të dy ekipet finaliste kanë arritur të fitojnë kundër Argjentinës në faza të ndryshme të Botërorit të Futbollit.