Aktualitet

Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet aktive siç raportojnë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes. Eshtë fjala për atë në fshatin Markatomaj të njësisë administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha e bimësi të përzier.

Pavarësisht izolimit, rreth orës 05:45 nga katër automjete zjarrfikëse e banorët e zonës, trungjet e djegura vetëndizen herë pas here për shkak të erës.