Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë! PD ruan mandatin, Taulant Balla debat me Flamur Nokën

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës, përfshirë edhe votat e diasporës. Edhe pse Partia Socialiste arriti të marrë shumicën e votave nga diaspora, Partia Demokratike ka ruajtur mandatin e katërt në këtë qark, duke konsoliduar pozicionin e saj në veri të vendit.

LEXO EDHE: Zarfet e diasporës së Greqisë, Tabaku debat me Celibashin për votat që s’përputhen!

Pas shpalljes së rezultateve, situata është tensionuar në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, ku ka pasur përplasje verbale dhe shtyrje fizike mes Taulant Ballës, dhe përfaqësuesit të PD-së, Flamur Noka. Të dy janë shtyrë, ndërsa debati i ashpër ka pasuar komentet mbi integritetin e procesit zgjedhor.

Por më pas, situata u qetësua. Të dyja palët kanë e pranuan rezultatin, teksa kishte edhe batuta e shtrëngime duarsh mes palëve. Kadeli i ka uruar fitoren Gjin Gjonit, ndërsa Ulsi Manja ka uruar Partinë Demokratike për fitoren.

Me këtë rezultat, Aleanca për Shqipërinë Madhështore arrin të ruajë fitoren në tre qarqe të veriut: Lezhë, Shkodër dhe Kukës.