Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë.
Berisha: Protesta e radhës do të njoftohet, si dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!
Kreu i PD në një deklaratë në selinë blu ka bërë një thirrje për policinë që të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.
Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.
Sali Berisha: “Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrë, një popull me asgjë… Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meriton. Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal. Asgjë s’e shpëton më këtë. Fatin e Enver Hoxhës do ketë. Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.
Rama është një kufomë e pakallur. I përgëzoj të gjithë. Popull gjigand. Po përmbysni diktaturën e dytë të Shqipërisë. Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. Kësaj radhe e përshkruaj siç është”, tha Berisha.
LEXO EDHE: Protesta e opozitës/ Luçiano Boçi: Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia!