Gjesti përjetoi një situatë tensionuese gjatë mbrëmjes së kaluar, kur pas një përplasjeje me Gertin, ky i fundit e kërcënoi hapur këngëtarin. Gerti, i zemëruar, i drejtoi fjalë kërcënuese Gjestit, duke sugjeruar se mund ta ndiqte edhe jashtë shtëpisë.
Në një moment të nxehtë, Gerti tha:
Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…
Ai shtoi më pas:
Do të vij në mes të Prishtinës dhe do t’i tregoj të gjitha format…
Ndërkohë, Gjesti mbajti qetësinë dhe nuk iu përgjigj me të njëjtën gjuhë, duke mos u përfshirë në një reagim të ashpër. Ky moment i tensionuar shpejt u bë i njohur në rrjetet sociale dhe të diskutohet nga banorët e shtëpisë më të famshme.