Skena shqiptare e hip-hop-it është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi Don Xhoni dhe Noizy kanë shkëmbyer mesazhe të koduara në rrjetet sociale, duke ndezur spekulimet për një përplasje të re mes tyre, apo thjesht një strategji pëe lajmërimin e një bashkëpunimi të ri.
Gjithçka nisi kur Don Xhoni publikoi një Instastory nga brenda një veture luksoze, të shoqëruar me mbishkrimin:
Allo 2shi, 1shi ktu

Fansat e interpretuan këtë si një sfidë të hapur ndaj Noizy-t, i cili prej vitesh e quan veten “i pari” në skenën e hip-hop-it shqiptar.
Reagimi i Noizy-t nuk vonoi. Ai postoi një foto pranë një Lamborghini, me tufa parash mbi kapakun e makinës, duke shkruar:
1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.
Këto postime kanë ndezur diskutime dhe komente të shumta mes fansave, duke shtuar kureshtjen mbi raportin mes dy reperëve.