Tech Top Tech - News

Përton të dalësh për shopping? Përditësohet Google AI Try-On, ja çfarë nënkupton kjo…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Përton të dalësh për shopping? Po? Super. Google ka bërë fiks gjënë që të duhet ty.
Google sapo ka përditësuar funksionin e vet AI try-on, dhe tani mjafton një selfie për të provuar rroba virtualisht. Po, vetëm një selfie. S’ka më nevojë foto full-body me kënd artistik, shkurt s’ka më drama. Një foto e fytyrës dhe mbarove punë.
Si funksionon? Ti zgjedh masën që mban zakonisht dhe Gemini 2.5, aka Nano Banana (emër serioz për teknologji shumë serioze), krijon një version full-body dixhital tëndin. Google të jep disa variante dhe ti zgjedh atë që duket më “unë, por version premium”. Ajo bëhet fotoja jote default për çdo provë tjetër.
Nëse je skeptik ndaj AI-t ose thjesht nostalgjik për epokën e fotove të plota, prapë ke mundësi të ngarkosh foto full-body ose të përdorësh modele me trupa të ndryshëm. Google nuk të gjykon. Ende.
Ky funksion po lançohet tani në Amerikë dhe punon direkt nga Google Search, Google Shopping dhe Google Images. Sheh një bluzë, klikon “try it on” dhe e sheh veten me të – pa lëvizur nga divani.
Dhe nëse do ta çosh dembelizmin në nivel tjetër, Google ka edhe aplikacionin Doppl, që tani ka feed si Instagrami, por me rroba që mund t’i blesh direkt. AI të sugjeron outfit-e bazuar në stilin tënd dhe t’i shfaq në video. TikTok, por për garderobën tënde.
Pra po, shopping po bëhet gjithnjë e më pak fizik dhe gjithnjë e më shumë… selfie-based. Dhe sinqerisht ky po që është goxha win, sidomos për ato që s’duan të ikin nga ngrohtësia e batanijes.