Braktiset Briken Çalja. Ndonëse me 3 medalje të arta në peshëngritje, vet kampioni i Europës thotë se për të nuk kujtohet askush. “Kanë kaluar rreth 5 muaj dhe ndaj meje nuk ka asnjë mirënjohje, madje as shpërblim të merituar. Pavarësisht se është një sportist i klubit Tirana, jeton dhe stërvitet në vendlindjen e tij në Shtërmen, rreth 60 km larg kryeqytetit” u shpreh Çalja.