Bota

Peshkatari për pak sa nuk bie në gojën e peshkaqenit/VIDEO!

Një peshkatar në Florida thuajse ra në gojën e një peshkaqeni të uritur pasi rrëshqiti në një shkëmb dhe ra në ujë. Pamjet ku shihet burri duke humbur ekuilibrin janë bërë virale në rrjete sociale. Por ai veproi shpejt dhe doli nga uji. Nga videoja e shpërndarë, duket se ai ka qenë me fat pasi për pak i ka shpëtuar sulmit të peshkaqenit.

@thesun

Horror moment bungling fisherman slips on rock and lands on shark before beast makes terrifying lunge at him. #sharkvideo #news #fishing

♬ original sound – The Sun

Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni. Videoja e jashtëzakonshme, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një pamje të afërt nga goja e peshkaqenit, ku shihet gjithë struktura e tij, përfshirë dhëmbët e tij të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt, kur Andrea Ramos Nascimento dhe ekipi i tij ishin duke ushqyer peshkaqenë tigër në Freeport, Bahamas. Pas një ngacmimi kureshtar, një peshkaqen iu afrua kamerës, e cila ishte e lidhur me një kuti ushqyerjeje. Në atë moment kamera u gëlltit nga peshkaqeni dhe regjistroi një pamje mahnitëse nga goja e tij.