Në Gjirin e Vlorës, peshkatarët kapën një peshk të rrezikshëm, i njohur me emrin “Peshku luan”. Ky lloj peshku që vitet e fundit është parë në ujërat tona, konsiderohet i rrezikshëm, si për njerëzit ashtu edhe për speciet e tjera.
Peshkatarët thonë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit.
Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet.
Peshqit invazivë si “Peshku luan” shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit, por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin aty ku shumohen me shpejtësi.