Showbiz

Peticioni që po i habit të gjithë…Rihanna si kreu i shtetit të Barbados

Barbados, një grup ishujsh në Karaibe, prej nga vjen edhe Rihana, vendosi pas shumë kohesh të largohet nga sundimi i Anglisë dhe të mos e njohë më Mbretëreshën Elizabeth si kreun e shtetit të saj.

E çuditshme por e vërtetë, pas 30 vitesh nga pavarësia, një shtet tjetër po i ikën Britanisë së Madhe.
Ajo çfarë ka marrë dhenë në internet, normalisht nuk qenë zgjidhja politike e këtij veprimi por peticioni i vendosjes së Rihanna-s si kreun e ri të shtetit në Barbados.

Rihanna ka që në vitin 2016 që nuk ka lançuar një album të ri, krahas ndonjë bashkepunimi si ai me Calvin Harris, Drake apo Kendrick Lamar.

Deri tani ajo ka qenë krejtësisht e fokusuar tek linja e saj e kozmetikës dhe të veshjeve intime por nëse do i hyjë edhe politikës, do të duhet të harrojmë përgjithmonë albumin e ri.