Një studim i realizuar në Portugali sugjeron se ushqimi që mund të ndihmojë për humbjen e kilogramëve, të përfshihet një “ditë shpërblimi” me ushqime të shijshme, si pica me djathë, proshutë dhe speca djegës, që të konsumohet një herë në javë.
Ky koncept përshkruan një metodë të thjeshtë, ku pas një periudhe të reduktuar ushqimore, mund të lejohet një konsum i lartë kalorish për të shpërblyer përpjekjet e kaluar.
Në këtë hulumtim, vullnetarët janë ndarë në dy grupe. Të dy grupet kanë pasur një kufizim të ngjashëm, duke konsumuar 10,500 kalori në javë, por njëri grup ka pasur mundësinë që një herë në javë të shijonte ushqime me kalori të larta, si pica ose ëmbëlsira.
Grupi tjetër ka pasur më shumë kufizime dhe nuk ka pasur asnjë “ditë shpërblimi”.
Përkundër faktit se numri total i kalorive është mbajtur i njëjtë, grupi që ka përfituar nga kjo mundësi për të konsumuar ushqime më të shijshme ka arritur të humbasë më shumë kilogramë. Ky grup ka qenë më i motivuar të vazhdojë dietën, ndërsa grupi i dytë, që nuk ka pasur asnjë mundësi për shpërblim, ka pasur më shumë vështirësi për të mbajtur motivimin dhe për të qëndruar në dietë.
Ky hulumtim tregon se dhënia e një “shpërblimi” të tillë mund të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe në përballimin më të lehtë të një diete të rreptë.