Fryrja e barkut dhe pesha e tepërt janë dy shqetësime të zakonshme shëndetësore me të cilat përballen shumë njerëz. Fryrja mund të jetë e pakëndshme dhe të ndikojë në besimin e një personi. Sipas dietologes Caroline Farrell, njerëzit që vuajnë nga probleme gastrointestinale duhet ta kufizojnë marrjen e agrumeve. Shumica e njerëzve mund të përjetojnë fryrje barku herë pas here. Te disa ndodh ndonjëherë pasi të kenë ngrënë një vakt super kalorik, por për disa tjerë mund të jetë ndodhi e zakonshme. Fryrja e barkut zakonisht është rezultat i konsumimit të ushqimit që me vështirësi tretet. Kjo mund të përfshijë ushqimet e pashëndetshme, por edhe disa më të shëndetshme mund ta shkaktojnë këtë, si lakra, brokoli, etj.
Edhe qepët me hudhrat dhe fasulet janë shkaktarë të zakonshëm të barkut. Kur flasim për pijet, ato të karbonizuarat si birra dhe pijet e ëmbla mund të shkaktojnë fryrje me dhembje, pasi krijojnë gaz të tepërt. Megjithatë, një pije e zakonshme dhe e përditshme mund të jetë gjithashtu shkaktar i fryrjes së barkut, kafja! Kafja është pija më e popullarizuar në botë, ku 2 miliardë kafe besohet të konsumohen çdo ditë. Ndonëse kafeina që gjendet në kafe i rrit nivelet e acidit në stomak, që faktikisht e ndihmojnë tretjen, lëngjet gastrike mund t’i irritojnë disa organe të brendshme nëse jeni duke konsumuar kafe me stomak bosh.
Fryrja e barkut mund të përkeqësohet nëse i shtoni qumësht sepse shumë njerëz kanë probleme ta tresin laktozën. Meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave, theksojnë shkencëtarët amerikanë. Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat, shkencëtarët kanë konstatuar që yndyra viscerale (dhjami që gjendet nën muskuj në pjesët e abdomenit) shkakton dobësimin e eshtrave tek meshkujt.