Food & Drink Health & Beauty

Pijet e gazuara rrisin rrezikun e prekjes nga ky lloj i kancerit!

Studimet në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%. Studiuesit rekrutuan më shumë se 60,500 njerëzish, si pjesë e studimit të Singapore Chinese Health study. Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.

Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara. Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.

Pijet e gazuara përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin. Në to, gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, siç janë aspartami, BPA (ose bisfenol A), ngjyrues kimik. Aspartami është substancë së paku 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.

Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi. Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur.

Një përbërës që dikur përdorej zakonisht në pijet e gazuara me shije agrumesh për të ndihmuar që shija e mprehtë të përzihej mirë në të gjithë pijen, më në fund është ndaluar tërësisht në SHBA. FDA-ja ka revokuar regjistrimin e një vaji bimor të modifikuar të njohur si BVO, vaj i brominuar, pas studimeve të fundit toksikologjike. “Veprimi i propozuar është një shembull se si agjencia monitoron provat e reja dhe kur është e nevojshme, kryen kërkime shkencore për të hetuar çështjet e lidhura me sigurinë, ndërmerr veprime rregullatore kur shkenca nuk mbështet përdorimin e vazhdueshëm të sigurt të aditivëve ushqimorë”-tha James Jones, zëvendëskomisioner i FDA-së i ushqimit të njerëzve.