Design Lifestyle

Pikturat që nuk duhet të vendosni në shtëpi – Rreziku i energjisë negative në mure!

Ekspertët e psikologjisë dhe filozofisë së feng shui paralajmërojnë: jo çdo pikturë i bën mirë ambientit të shtëpisë. Ajo që shohim çdo ditë ndikon drejtpërdrejt në emocionet tona dhe në energjinë që qarkullon në hapësirën familjare.

Disa imazhe vizuale mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien emocionale të banorëve, duke shkaktuar tension, stres apo ndjenjë pasigurie. Më poshtë janë disa lloje pikturash që nuk rekomandohen për ambientin e shtëpisë:

Skena dhune dhe lufte

Pikturat që përshkruajnë beteja, luftëra apo tragjedi mbartin një energji të rëndë, që mund të nxisë konfliktet në familje dhe të rrisë tensionin emocional.

Vetmi dhe trishtim

Imazhe të fytyrave të përlotura, peizazhe të shkretuara apo figura të vetmuara përcjellin ndjenja melankolie dhe izolimi, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore të familjarëve.

Rrënoja dhe shkatërrim

Pikturat me objekte të thyera, shtëpi të rrënuara apo lule të vyshkura simbolizojnë fundin dhe ngecjen, duke bllokuar energjinë pozitive dhe zhvillimin personal.

Katastrofa natyrore

Skena si përmbytje, stuhitë, vullkane në shpërthim – sado artistikisht të realizuara – transmetojnë frikë dhe pasiguri, duke ndikuar negativisht në atmosferën e shtëpisë.

Edhe veprat e mëdha botërore si “Bërtima” e Edvard Munch apo “Guernica” e Picassos, megjithëse të fuqishme artistikisht, konsiderohen të papërshtatshme për hapësirat e jetesës për shkak të ngarkesës emocionale që përcjellin.