Të rinjtë rusë po joshen nga një pilulë e lirë dhe e rrezikshme për humbje peshe e quajtur Molecule. Molecule, një pilulë që premton humbje të shpejtë në peshë, u bë virale në TikTok-un rus në fillim të këtij viti. Profilet e të rinjve filluan të mbusheshin me mbishkrime si “Merrni Molecule dhe harrojeni ekzistencën e ushqimit” dhe “A doni të uleni në fund të klasës me rroba të mëdha?”. Klipet tregonin frigoriferë të mbushur me kuti blu me holograme dhe etiketa “Molecule Plus”. Porositë filluan të grumbulloheshin, ndërsa adoleshentët ndanin “udhëtimet e tyre për humbje peshe” në mediat sociale. Por kishte një kleçkë. Maria, 22 vjeç, e kishte blerë pilulën nga një shitës i njohur online. Ajo merrte dy pilula në ditë dhe pas dy javësh, thotë se goja e saj u tha dhe humbi plotësisht oreksin.
“Nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë për të ngrënë, e lëre më për të pirë. Isha nervoze. Vazhdimisht kafshoja buzët dhe përtypja faqet”. Maria zhvilloi ankth të rëndë dhe filloi të kishte mendime negative. “Këto pilula po kishin një efekt të thellë në psikikën time”, thotë ajo. Maria thotë se nuk ishte e përgatitur për efekte anësore kaq të rënda. Përdorues të tjerë të TikTok përmendën zgjerim të bebëzave të syve, dridhje dhe pagjumësi. Dhe të paktën tre nxënës shkolle raportohet se kanë përfunduar në spital.
Në prill, një nxënëse shkolle në Chita, Siberi, kishte nevojë për kujdes spitalor pas mbidozës së Molecule. Sipas raporteve vendore, ajo po përpiqej të humbiste peshë shpejt, në kohë për verën. Nëna e një nxënëseje tjetër shkolle u tha mediave lokale se vajza e saj u shtrua në kujdes intensiv pasi kishte marrë disa pilula menjëherë. Dhe në maj, një djalë 13-vjeçar nga Shën Petërburgu kishte nevojë për kujdes spitalor pasi kishte përjetuar halucinacione dhe sulme paniku. Ai thuhet se i kishte kërkuar një shoku t’i blinte pilulën sepse po e ngacmonin në shkollë për peshën e tij.
Përdorimi gjithnjë e më i madh i ilaçeve që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore mund të çojë në interpretim të gabuar të imazheve onkologjike PET-CT dhe me këtë në ekzaminime të panevojshme, përcaktim të pasaktë të stadit të kancerit dhe ndryshim të drejtimit të trajtimit. Barnat globalisht të njohura ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë që rezulton me modele atipike gjatë interpretimit të imazheve të pozitron-emision tomografisë me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT). Me këtë ekzaminim zbulohen lezione malinje metabolikisht aktive, duke përfshirë kancerin e mushkërive, kancerin kolorektal, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit, të vezoreve, trurit dhe mielomën e shumëfishtë.