Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë ujë, me qëllimin për të lehtësuar rrugëtimin e medikamentit në stomak. Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë këshillë, pa qenë në dijeni për rrezikun që shkakton mos shoqërimi i barnave me ujë.
Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë?
Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë. Së dyti, medikamentet kanë tendencën të bllokohen në ezofag duke shkaktuar inflamacion dhe irritim por dhe vonesa në rezultat. Veç kësaj, ngecja e medikamentit në ezofag mund të nxisë edhe urthin dhe gjakderdhje në zonë. Uji e shmang këtë thonë ekspertët. Ezofagu nuk përmban nerva të dhimbjes ndaj simptomat e një problemi të mundshëm me ngecjen e ilaçit shfaqen ndjeshëm më vonë.
Disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me urthin dhe e anashkalojnë atë. Me kalimin e kohës, ilaçet që ngecen aty shpërbëhen dhe gërryejnë indet e brishta të ezofagut duke shkaktuar hemoragji, dehidratim të thellë dhe dhimbje. Ato mund të bëhen problematikë nëse ngecen në fyt, thonë ekspertët.
Mënyra e duhur për të pirë ilaçet
Ekspertët thonë që për shmangien e komplikacioneve, mënyra më e mirë është që ilaçin ta shoqëroni me një gotë të mbushur plot me ujë. Ilaçet nuk duhen marrë kurrë ndërsa jeni shtrirë, ndaj duhet të shmangni marrjen e ilaçeve para gjumit. Nëse kjo është e nevojshme, prisni 15 minuta pas marrjes së ilaçit dhe më pas shtrihuni. Pozicioni i duhur i trupit për marrjen e ilaçit është ulur ose në këmbë. Edhe në këtë pozicion që lehtëson kalimin pa pengesa të ilaçit, duhet të pini patjetër një gotë me ujë.