Aktualitet

Plagosi 18-vjeçarin në Tiranë, arrestohet pas rreth 2 muajve!

Një 19 vjeçar u vu në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar punën mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin E.R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.