Plagosje me thikë në Durrës, ngjarja e rëndë u shënua një natë më parë. Policia informon se një 31-vjeçar mbeti i lënduar gjatë një konflikti për motive banale në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar. I plagosuri me mjet prerës ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorit, pas identifikimit është shpallur në kërkim dhe uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.
Njoftimi policor:
Rreth orës 21:00, në lagjen nr.12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.