Aktualitet

Plagosje me thikë pas një konflikti në Vlorë!

Një 39 vjeçar u plagos me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës. I lënduar mbeti shtetasi Vladimir Krsmanovic, i cili u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me dy të rinj të identifikuar si Damiano Selimaj, 22 vjeç dhe Geraldo Prençi, 26, banues në Vlorë.

Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në polici. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi policor: 

Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D.S., 22 vjeç dhe G.P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V.K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.