Plane për dasmë? Besa Kokëdhima, më e dashuruar se kurrë: Nuk dua të më ngelë gjë peng…

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, në një intervistë për “Goca & Gra”, pohoi se është më e dashuruar se kurrë. Në një bisedë të sinqertë me moderatoret, ajo u shpreh se partneri është ai që e qetëson kur është e ngarkuar dhe e stresuar.

 Unë dua të jem e sinqertë, kjo është e vërteta. 

Kur u pyet nga Rudina Dembacaj se çfarë është dashuria për të, artistja u përgjigj duke thënë se:

Kuptimi i jetës është dashuria për mua.

Sa i përket periudhës që Besa konsideron si më të rëndësishmen dhe që është ndjerë më e dashuruar se kurrë ajo tregoi:

Tani. 

Besa gjithashtu zbuloi se së shpejti kemi dasmë.

“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo.