Celebrities

Plane për fëmijë të dytë me Luizin? Reagon Kiara: Patjetër që…

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it. Ditën e sotme Kiara ka postuar një Q&A në Instagram ku shumë ndjekës i kanë bërë pyetje moderatores. Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen ishte:

Mirëmbrëma, a po mendoni për fëmijën e dytë?

Kiara u përgjigj si më poshtë:

Në një të ardhme patjetër.

Kujtojmë, se e ftuar në studion e “Wake Up”, Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club” tregoi se si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar. Lidhur me filmin e ri me Luizin, ajo tha:

Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti.

Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj.