Këngëtarja e njohur, Evi Reçi, ka zbuluar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, momentin romantik që e bëri të thoshte “Po” për herë të dytë. Gjatë një lidhje live, Evi tregoi se partneri i saj, Kledi Hysa, e surprizoi gjatë një udhëtimi për ditëlindje në Firence, në një nga vendet më simbolike për të, sheshin Michelangelo.
Pikërisht aty, mes pamjes magjike të qytetit italian dhe kujtimeve të viteve kur Evi Reçi ëndërronte si do të ishte jeta e saj si grua, Kledi u ul në gjunjë për t’i bërë një tjetër propozim dashurie.
Një moment që, sipas saj, mori një kuptim krejt tjetër sot, pasi Firencen nuk e riktheu më vetëm si vajza që ëndërronte, por si nënë, bashkëshorte dhe grua e realizuar.
E emocionuar, Evi rrëfeu se ky rikthim në qytetin e kujtimeve ishte një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke e kthyer një udhëtim ditëlindjeje në një kujtim të paharrueshëm familjar dhe sentimental. Ndërkohë, e pyetur nga Bieta Sulo nëse çifti ka plane për një fëmijë të dytë, Evi u përgjigj me humor dhe qetësi:
Të rrisim njëherë djalin…