Sport

Plas skandali për festën e ditëlindjes së Jamal! Ylli i ri i Barçës denoncohet për shfrytëzimin e personave me nanizëm! VIDEO

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Spanjë rreth Lamin Jamal. Ylli i Barcelonës ka festuar ditëlindjen e tij të 18 me një mbrëmje mes shumë lojtarësh dhe VIP-ash në një nga lokalet me të njohura të Barcelonës. Por duket se e kanë tepruar paksa me festimet.

LEXO EDHE: Flick ‘i pamëshirshëm’, rregullave nuk u shpëton as Lamine Yamal. Ylli katalanas nuk duket i kënaqur!

Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të tjera dhe Nanizëm në Spanjë, ka denoncuar hapur përdorimin e personave me nanizëm si pjesë të shfaqjes gjatë ditëlindjes së tij. Me sa duket, një pjesë e shfaqjes kishte si protagonistë edhe persona me nanizëm të cilët ishin kontraktuar për të “argëtuar” të pranishmit.

Denoncimi i përdorimit të tyre gjatë ditëlindjes së Jamal, është pasuar edhe me një denoncim nga Ministria e të Drejtave Sociale në Spanjë, e cila prej vitesh po mundohet që të shpallë të kundërligjshëm këtë lloj argëtimi pasi çon në diskriminimin e kësaj shtrese të shoqërisë.

LEXO EDHE: Trashëgimia e ’10-s’ te Barça! Yamal në gjurmët e Ronaldinhos, Messit dhe Rivaldos!

Kështu, pritet që policia të nisë hetimet rreth ditëlindjes së yllit katalanas, i cili ishte munduar që të mbante gjithçka shumë sekrete, duke mos lejuar celularët nga të ftuarit e tij, me të vetmen video që e ka postuar vetë ai në rrjetet sociale.