Sport

“Plas” te Serbia para ndeshjes në Tiranë, trajneri Dragan Stojkoviç: Jap dorëheqjen menjëherë nëse jam unë problemi!

Shqipëria dhe Serbia përballen në Tiranë më 7 qershor, për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Sfida, veç anës sportive mbart edhe emocione politike për vetë historinë mes popujve.

Kombëtarja Serbe nuk është në ditët më të mira dhe qetësia mungon në grup, teksa trajneri Dragan Stojkoviç ka ‘shpërthyer’ në konferencën për mediet duke kërcënuar me dorëheqje, pasi u akuzua për afrimet e bërë në grumbullim.

Dragan Stojkovic foli për pritshmëritë nga ndeshja kundër Shqipërisë, e cila u shpall një ‘ndeshje me rrezik të lartë’, por me shumë foli për vendimin për të mos llogaritur në ekip Sergej Milinković-Savić, edhe Svilar të Romës. Trajneri e sheh sfidën vetëm në aspektin sportiv. “Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte”, shton trajneri serb.

“Problemi është mbi Svilarin, jo mbi mua. Mos prit që dikush të shkojë në Romë, unë mund të ha drekë, një kafe ekspres, të shoh një ndeshje… por nëse shkoj t’i lutem dikujt, kjo nuk do të ndodhë. Jo Svilari, por kushdo qoftë. Ke bërë një gabim në hapa, është faji yt. Shkëlqyeshëm, gjithë të mirat, të gjithë kanë të drejtë në lëvizjet e tyre. Varet prej tij të pranojë nëse ka dëshirë të mbrohet. Ai tha atëherë se donte t’i përkushtohej klubit të tij, donte të përqendrohej në këtë. Ai e shfrytëzoi shansin e tij dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Jam unë problemi i këtij ekipi? Po jap dorëheqjen menjëherë pas kësaj konference, vetëm që ta dini. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Këta janë lojtarët që panë se nuk kishte vend dhe pastaj thanë ‘Po them lamtumirë’. Ekipi ndryshon, ju i thërrisni lojtarët sipas meritave të tyre”.

Më tej trajneri serb tha: “Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Stuttgartit…?’ Nuk luhet për një sprint”.

Sfida në Tiranë?

Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë dhe nuk do të jetë kështu”, tha trajneri i Serbisë dukshëm nervoz para ndeshjes në Tiranë.