Tech Top Tech - News

PlayStation Portal vjen me risi! Tashmë mund të luani lojërat e tua të PS5 direkt nga…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

E di si është kur blen një pajisje që funksionon vetëm nëse ke diçka tjetër? Si ato printerat që s’punojnë pa kabllon origjinale? Epo, PlayStation Portal më në fund po ndahet nga PS5-a.

Sony ka hedhur një update të ri që të lejon të luash lojërat e tua të PS5 direkt nga cloud-i, edhe nëse vetë konsola është e fikur. Po, e ke dëgjuar drejt — Portal më në fund mund të funksionojë pa qenë i lidhur me PS5, për sa kohë ke një abonim PlayStation Plus Premium. Me pak fjalë, tani mund të jesh në divan, PS5-a të jetë në dhomën tjetër i fikur, dhe ti prapë të vazhdosh “God of War”-in sikur s’ka ndodhur gjë.

Për ta bërë edhe më interesante, Portal tani ka edhe audio 3D dhe haptics si kontrollerat e DualSense-it. Në teori, është një përvojë si në PS5, vetëm se është në duar. Por mos u gënje: s’luan dot offline, s’ka memorje për lojëra të shkarkuara – është 100% pajisje për streaming.

Prapë, ky është hapi më i madh që Sony ka bërë drejt një handheld-i të vërtetë që mund të garojë me Nintendo-n apo Steam Deck-un. Për tani, Portal mbetet “aksesor i PS5-s”, por duket qartë që Sony po teston terrenin.