E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Heidi Baci, të cilës së fundmi i është besuar roli i moderatores së “Big Brother Fan Club”, që nis më 5 janar në ekranin e Top Channel. Por si e sheh ajo këtë eksperiencë të re dhe çfarë parashikon në vazhdim, Heidi na ka zbuluar vetë më shumë…
Si po ndihesh me këtë rol të ri?
Kam emocione, gjë që ndodh rrallë. Ndiej një farë përgjegjësie. Është diçka e re për mua dhe do jap maksimumin. Do ta shijoj. Parashikoj stuhi në “Big Brother”, si çdo vit.
Si të erdhi ftesa?
Ishte një surprizë e bukur sepse unë ika, braktisa gjithçka. Fillova të mendoj plane të tjera. Dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse kisha nevojë të qetësoheshsa. Dhe ishte diçka e bukur sepse e kam përzemër këtë emision dhe nuk kisha si të thoja jo.
Po lidhur me “Big Brother Fan Club”, çfarë mund të na zbulosh?
Janë dy opinionistë. Kaq do them. Janë dy zëra kritikë që do japin piper dhe janë mirë në pozicionin e opinionistëve. Janë më ngacmues se Neda dhe Arbri.