Bota Botë e Çuditshme

Pluhur nga Hëna/Shkencëtarët britanikë studiojnë mostrat e marra nga misioni kinez!

Grimcat e vogla të pluhurit u morën nga sipërfaqja e Hënës gjatë misionit hapësinor Kinez “Chang’e 5” në vititn 2020 dhe u mbajtën nga Pekini për disa kohë. Tashmë ato janë transferuar drejt Britanisë së Madhe dhe drejt disa vendeve të tjera. Profesor Mahesh Anand, i vetmi shkencëtar në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë këtë material të çmuar, e përshkruan atë si “më i çmuar se pluhuri i arit”. Në dukje, ky pluhur duket i zakonshëm.

Por brenda tij mund të fshihet historia e krijimit të Hënës dhe madje edhe e Tokës. Shkencëtarët besojnë se Hëna u formua nga një përplasje mes Tokës dhe një planeti tjetër rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Mostrat do të përpunohen me kujdes ekstrem. Çdo kontaminim nga materiali tokësor mund të shkatërrojë analizimin e këtyre grimcave ndaj dhoma ku ato mbahen është sterile dhe cdo njeri që hyn është i mbuluar nga koka tek këmbët. Në laboratorë të ndryshëm, shkencëtarët do të përdorin lazerë dhe temperatura deri në 1400°C për të analizuar grimcat. Ata do të kërkojnë gjurmë oksigjeni, azoti dhe gaze fisnike për të zbuluar nga ka ardhur dhe si është zhvilluar Hëna. Këto grimca të vogla kanë mundësinë të zbulojnë historinë e universit. Shkencëtarët do të kenë një vit kohë për të realizuar analizat.