Athina është “pushtuar” nga pluhuri i Saharasë, duke krijuar mjegull të dendur dhe kufizuar dukshmërinë në një pjesë të kryeqytetit grek. Sipas Ekathimerini, fenomeni ka prekur edhe zona të tjera të Atikës.
Meteorologët kishin paralajmëruar më parë se pluhuri i Saharasë do të mbulonte rajonin gjatë fundjavës.
Frekuenca dhe intensiteti i dukurive të pluhurit të Saharasë në Greqi mund të ndryshojë nga viti në vit, mesatarisht 13 episode/vit, në varësi të kushteve atmosferike dhe sasisë së pluhurit që ngrihet nga Saharaja.
Personave që kanë probleme me frymëmarrjen u është kërkuar të mos kalojnë shumë kohë jashtë, të mbajnë masa mbrojtëse dhe të shmangin ushtrimet fizike derisa retë e pluhurit të largohen.
Autoritetet paralajmëruan se përqendrimi i madh i pluhurit mund të zvogëlojë depërtimin e rrezeve të diellit dhe dukshmërinë, ndërsa rrit ndotjen, duke shtuar rrezikshmërinë për personat me probleme shëndetësore.
Në Greqi, pluhuri i Saharasë shfaqet mesatarisht 13 ditë në vit dhe mund të ketë deri në 20 ditë të tilla gjatë vitit, në varësi të kushteve atmosferike dhe sasisë së pluhurit që ngrihet nga Sahara.