Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve, çka kulmoi me braktisjen e sallës nga disa prej avokatëve. Në seancën e ditës së sotme, avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej.
Nga ana e tyre, avokatët kërkuan që t’ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që nuk i zotërojnë. Kërkesa u refuzua nga prokurorët, që pretenduan se deklarimet në fjalë nuk i përkasin kësaj çështjeje, por fakteve të tjera penale. Gjithë debati u shoqërua me tone të larta dhe pas përplasjeve verbale me prokurorin Behar Dibra, katër nga avokatët braktisën sallën e në të njëjtën kohë u larguan edhe të pandehuri.
Pas situatës së krijuar gjykata ndërpreu seancën dhe vendosi gjobë me nga 30 mijë lekë për 4 avokatët.