Aktualitet

Pogradec, banorët e Memlishtit në protestë

Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec protestuan ndaj fillimit të punimeve për shfrytëzimin e minierës së hekur-nikelit. Ata thonë se u rrezikohen banesat nga gërmimet, ndërsa shtojnë se në to ka ende gjurmë të dëmtimeve nga aktiviteti i mëparshëm i shfrytëzimit të minierës. Firma shfrytëzuese ka leje që e autorizon të kryejë punime në një distancë prej vetëm 48 metrash nga shtëpitë.