Operacion masiv në Pogradec, sekuestrohen armë e lëndë narkotike. Polica rrethon banesën e Erjon Llapushit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale janë përfshirë në aksion.
Operacioni është kryer për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle. Mësohet se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, 100 mijë euro, si dhe sasi lëndësh narkotike.
RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi e po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të saj, por pa mundur ta gjejë.
Korrikun e kaluar, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg për Llapushin, i cili vrau një kamarier lokali pas sherrit për një tavolinë. I njohur si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 33 vjeçari vijon të jetë në arrati.